tag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post1376045287200834996..comments2023-10-19T23:42:14.167+02:00Comments on Revista Elektronike e Aktualitetit Juridik: Kontratë pune apo kontratë ... ?Rudi METAJhttp://www.blogger.com/profile/06424929117112490695noreply@blogger.comBlogger12125tag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post-62300232038562903992023-03-02T19:41:42.626+01:002023-03-02T19:41:42.626+01:00Filloi me keqkuptime të vogla pas të cilave më tha...Filloi me keqkuptime të vogla pas të cilave më tha se do të ishte mirë të bëja një pushim, që mendoj se u kthye në një ndarje. Ai nuk më kërkon më. Më trishtoi sepse ishim bashkë që në shkollën e mesme dhe ai ishte dashuria ime e parë dhe e vetme. Kërkova ndihmë në të gjithë internetin dhe pashë kaq shumë njerëz që postonin dëshmi për Dr DAWN, mora kontaktin e tij përmes një prej komenteve dhe fola me të për situatën time dhe ai shpjegoi procesin e pajtimit dhe se si do të më ndihmojë pajtohu me të për tri ditë. Kanë kaluar saktësisht 3 muaj që kur e kontaktova tani dhe gjithçka ishte perfekte dhe më duhej ta postoja këtë sepse ai meriton të gjitha fjalët e duhura për të më ndihmuar.
Ai është WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.comAnonymousnoreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post-14243468152925879652023-01-05T08:47:01.800+01:002023-01-05T08:47:01.800+01:00Emri im është loana dhe jam këtu për të falënderua...Emri im është loana dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij për të shpëtuar marrëdhënien time. I dashuri me la sepse isha i shpejtuar dhe e kam luftuar disa here per shkak te pasigurive duke mos e pare asnjehere afer zonje. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159Anonymousnoreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post-83372092724405738402012-05-15T14:30:09.920+02:002012-05-15T14:30:09.920+02:00Po po, paveresisht redaktimit te cuditshem te neni...Po po, paveresisht redaktimit te cuditshem te nenit 40 qe ti permend, argumenti yt eshte i qarte dhe me vend.Rudi METAJhttps://www.blogger.com/profile/06424929117112490695noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post-79496235009230686402012-05-15T13:18:13.883+02:002012-05-15T13:18:13.883+02:00Persa i perket pikes 1, Legjislacioni tatimor (nen...Persa i perket pikes 1, Legjislacioni tatimor (neni 40 i Ligjit per Procedurat tatimore dhe pika 40 e ne vazhdim i Udhezimit) eshte shume i qarte, qe ne momentin qe nje person ofron nje sherbim dhe kryen nje veprimtari ekonomike duhet te regjistrohet ne QKR. Persa i perket praktikes dhe tatimit ne burim te mbajtur, eshte e vertete qe tatimet nuk penalizojne shume here por gjithashtu eshte e vertete qe penalizojne ne me shume raste akoma, duke shkuar deri aty sa kerkohet qe edhe punonjesit e pastrimit te ambjenteve te regjistrohen si persona fizike! E gjithe kjo per te treguar qe praktika e ndjekur nga administrata tatimore nuk duhet marre per baze per sa kohe qe shembujt negative ne zbatim te ligjit jane me te shumte se shembujt pozitive.

Persa i perket pikes 2, Gjykata nuk kishte si te merrte parasysh faktin qe Administratori nuk ishte i punesuar per sa kohe qe Administratori (1) nuk ishte i regjistruar ne QKR per te kryer nje veprimtari ekonomike dhe (2)nuk kishte nje kontrate te shkruar (ose te pakten ky eshte kuptimi im ne mungese te leximit te fakteve te plota te ceshtjes) ku te ishin indiciet e dallimit te marredhenies. Gjithsesi, po e perseris qe Administratori si organ dhe Administratori - individ si i punesuar jane dy marredhenie te ndryshme. Pra teorikisht mund te ekzistoje mundesia qe nje Administrator te shkarkohet nga pozicioni i tij (si organ) dhe te mbetet i punesuar i Shoqerise prandaj edhe eshte e nevojshme qe te ndiqet edhe procedura e parashikuar nga Kodi i Punes ne rastin kur qellimi eshte perfundimi i te gjitha marredhenieve (ne rastin kur nuk eshte lidhur nepermjet nje kontrate pune por nepermjet nje kontrate sherbimi si person i regjistruar atehere mjafton njoftimi ne baze te kontrates se sherbimit).

Shpresoj te kem qene i qarte per sa me siper.Aigest Milohttps://www.blogger.com/profile/14781513738654683286noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post-40933939656860744722012-05-15T12:12:14.412+02:002012-05-15T12:12:14.412+02:00I nderuar Aigest,
Shume faleminderit per veshtri...I nderuar Aigest,

Shume faleminderit per veshtrimin kritik mbi tekstin.

(a) Ne lidhje me piken tuaj nr.1, duhet te interesohem me ne detaj per kete pike sepse kam pershtypjen ka nje mosperputhje midis ligjit dhe praktikes. Besoj je i njohur me praktiken sipas te ciles nje subjekt tregtar, teksa paguan nje person fizik per nje sherbim, i mban 10% te shumes ne burim. Mesa di une kjo praktike behet kur personi fizik qe merr pagesen nuk eshte i regjistruar ne QKR (pra administrata tatimore nuk ia vjel dot 10%-shin personit fizik dhe per kete arsye shuma mbahet ne burim nga paguesi). Kjo praktike eshte e pranuar nga administrata tatimore apo jo? Pra, pavaresisht detyrimit per t'u regjistruar ne QKR, nje person fizik i pa regjistruar mund te kryej aktivitet ekonomik edhe pa qene i regjistruar. Sidoqofte do interesohem me ne detaj per kete pike.

(b) Ne lidhje me piken nr. 2, vendimi i Gjykates se Larte qe kam cituar ne artikull le te kuptohet se administratoret jane te punesuar ne cdo rast. Ne rastin ne fjale administratori nuk kishte kontrate pune me shoqerine qe administronte e megjithate marredhenia e tij u cilesua si marredhenie pune. Sipas pikes tuaj nr. 1, ky cilesim mund te jete bere per shkak se administratori nuk ishte i regjistruar si person fizik qe kryen aktivitet ekonomik. Arsyetimi i vendimit nuk na e thote perse marredhenia e cilesua marredhenie pune, por une personalisht (per arsyet e paragrafit (a) me lart) nuk besoj te kete qene mungesa e regjistrimit te administratorit si person qe kryen aktivitet ekonomik.

R.Rudi METAJhttps://www.blogger.com/profile/06424929117112490695noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post-25726806395612482822012-05-14T21:32:54.532+02:002012-05-14T21:32:54.532+02:00I nderuar koleg,
Perqasja eshte mjaft interesante...I nderuar koleg,

Perqasja eshte mjaft interesante si dhe jo e zakonshme duke qene se eshte nje fushe mjaft komplekse ku interpretimet e gjykatave por edhe e legjislacionit te huaj ndihmojne ne ndricimin e problematikave te shfaqura.

Gjithsesi dy verejtje - sugjerime te vogla:

1. Ne Shqiperi (mbase jo vetem) kontrata e punes dhe kontrata e sherbimit kane edhe nje ndryshim thelbesor i pare ne kendveshtrimin e legjislacionit tatimor. Me saktesisht, edhe pse ne Shqiperi nuk ekziston nje perkufizim i kontrates se sherbimit, mund te thuhet qe me ane te saj njera pale ofron sherbimin e saj pales tjeter, duke kryer ne kete menyre nje aktivitet ekonomik. Ligji per Procedurat tatimore parashikon qe ne Shqiperi ne menyre qe te kryhet nje veprimtari ekonomike duhet te regjistrohesh prane QKR si shoqeri tregtare ose person fizik i regjistruar. Duke u bazuar ne sa me siper,del nje kriter i ri ne dallimin mes kontrates se punes dhe kontrates se sherbimit, elementi i regjistrimit per efekte tatimore. Pra, ne menyre qe nje kontrate te mos konsiderohet si kontrate pune por si kontrate sherbimi, ofruesi i sherbimit duhet te jete i regjistruar prane QKR. Ne rast te kundert, dhe kjo eshte edhe praktika, kontrata edhe pse mund te kete cilesite e tjera te "kontrates se sherbimit" cilesohet nga administrata tatimore si kontrate pune.

2. Persa i perket marredhenies administrator - person juridik, duhet saktesuar se nje administrator mund te jete i lidhur me nje shoqeri ose nepermjet nje kontrate sherbimi (dhe ne kete pike vlen sa me siper ne piken 1) ose nepermjet nje kontrate pune. Ne kete rast duhen dalluar dy cilesi te administratorit, cilesia si organ i personit juridik dhe cilesia si i punesuar i tij. Pra, nese Bordi (ose Asambleja) e Shoqerise e shkarkon nga detyra e administratorit (si organ i shoqerise) ngelet fakti qe personi qe ka kryer detyrat e administratorit vazhdon te jete i punesuar i shoqerise deri ne momentin kur procedurat per perfundimin e kontrates se punes te jene respektuar.Aigest Milohttps://www.blogger.com/profile/14781513738654683286noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post-88877459589964380742012-05-12T11:59:04.447+02:002012-05-12T11:59:04.447+02:00Flm per komentin e dashur kolege.
Perveç se ta i...Flm per komentin e dashur kolege.

Perveç se ta informoje lexuesin,titulli tenton gjithashtu ta argetoje pak lexuesin me nje loje fjalesh nga ato qe juristet i kane aq qejf :). Eshte nentitulli qe kryen funksionin pershkrues ne kete rast. Gjithsesi te konfirmoj qe titujt qe ti propozon jane shume te merzitshem :)

Per gjatesine besoj se eshte çeshtje shijesh; personalisht s'e kam bezdi te lexoj tekste te gjate nese ato jane intresante. Megjithate nese ka fjale/fjali/paragrafe parazite te cilat nuk e justifikojne vetveten atehere patjeter qe ato duhen eliminuar.

Per sa i perket struktures se tekstit, mund ta kisha vendosur me shume ne dukje eshte e vertete (duke e ndare ne pika dhe nenpika). Megjithate po ta veresh me vemendje struktura aty eshte:

1. Hyrje ne teme.
1.1. Rendesia.
1.2. Veshtiresite.
2. Zgjidhja shqiptare.
2.1 Ligji shqiptar.
2.2 Jurisprudenca shqiptare.
3.Jurisprudenca italiane.
4.Jurisprudenca franceze.
5. Perfundimi.

Pavaresisht kendveshtrimeve tona, komentet e tua jane shume te vleresuara.

R.Rudi METAJhttps://www.blogger.com/profile/06424929117112490695noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post-79441957649219787972012-05-11T21:52:19.396+02:002012-05-11T21:52:19.396+02:00Pervec te mirave qe i kemi thene pooor dhe mund ti...Pervec te mirave qe i kemi thene pooor dhe mund ti perserisim duke te ri-permendur se artikulli eshte interesant dhe njekohesisht i trajtuar kendshem, disa sugjerime "publiko-publike"(:P) per ty jane:

- Titulli i artikullit eshte intrigues por mendoj se nuk perfaqeson me se miri permbajtjen e tekstit, i cili trajton nje teme me rendesi dhe problematika te diskutueshme. P.sh mendoj se dhe pse mund te tingellojne disi merzitshem, mund t'i shkonin me per shtat tituj si "Disa problematika ne lidhje me marredheniet e punes" ose "Dallimet midis kontrates se punes dhe kontrates se sherbimeve";

- Se dyti, sic edhe kemi diskutuar bashke, mendoj se artikulli, duke qene se eshte relativisht i gjate, mund te ishte pak me konciz dhe i organizuar ne pika dhe nen-pika.

Blerta :))Blerta Ngucajhttps://www.blogger.com/profile/06855709115337616326noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post-70516149319700690332012-05-11T12:57:25.632+02:002012-05-11T12:57:25.632+02:00I dashur Gj.K.,
Së pari, konentuesi dhe lexuesi ...I dashur Gj.K.,

Së pari, konentuesi dhe lexuesi më i vëmendshëm i REAJ nuk ka pse të kërkojë ndjesë për komentet e tij...

Së dyti, komenti yt më duket pjesërisht i drejtë. Për mua ti bën një amalgam shumë të madh mes ligjit, financës e ekonomisë dhe krizës globale. Këto analogji nuk i shterojmë dot me komente megjithatë është e drejta jote të thuash çfarë mendon...

Përndryshe, kompleksitetin e normave juridike të përmendura më lart dhe të ligjit në përgjithësi mund ta diskutojmë.

Një ditë më pyete se si dallohet në ambientin tim profesional një jurist i mirë nga një jurist më pak i mirë. Ndër përgjigjet e mia të përmenda edhe "qartësinë e të shprehurit". Ta konfirmoj edhe një herë që qartësia e teksteve është një shqetësim i vazhdueshëm i juristëve (pavarësisht karikaturës në fillim të shkrimit tim më lart).

Megjithatë ti ke të drejtë kur thua që ligji është dhe bëhet gjithmonë më shumë kompleks. Për këtë mund të të them që është jeta në përgjithësi që bëhet më shumë komplekse. Dikur 10 urdhresat (komandamentet) mjaftonin për gjithçka; sot kemi 10 kode e ligje pa fund... Cilido qoftë shpjegimi mund të të them se juristët nuk e bëjnë kastile (juristët shqiptarë jo njëherë).

Një nga provat që nuk e bëjmë kastile është kjo tentative e imja për të ta përmbledhur në një fjali artikullin: pavarësisht emrit që palët i japin një marrëveshjeje, ajo do cilësohet si marrëdhënie pune nëse njëra palë punon/shërben në kuadrin të organizimit dhe nën urdhrat e palës tjetër. :)

R.Rudi METAJhttps://www.blogger.com/profile/06424929117112490695noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post-91155590538458324182012-05-11T12:21:24.572+02:002012-05-11T12:21:24.572+02:00E dashur Vera të falenderoj për komentin tënd.
S...E dashur Vera të falenderoj për komentin tënd.

Së pari,u fokusova vetëm tek kontrata e punës duke qenë se janë karakteristikat e kësaj kontrate që përdoren për të sjellë një marrëdhënie financiare të çfarëdolloji nën efektet e Kodit të Punës. Trajtimi i me detaj i kontratave të tjera rrezikonte ta zgjaste shumë një tekst që është që tani mjaft i gjatë.

Saktësimi i yt nr. 2 është i mirëpritur edhe pse unë zgjodha të fokusohem edhe njëherë mbi atë që administrata mund të bëjë më shumë se tek ajo që cili organi specifik i administratës e bën.

Edhe saktësimi i tretë është i mirëpritur.

Shpresoj shumë që ky të jetë vetëm i pari i reagimeve të tua kritike në lidhje me tekstet e REAJ.

R.Rudi METAJhttps://www.blogger.com/profile/06424929117112490695noreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post-44728597158304388082012-05-10T12:49:17.420+02:002012-05-10T12:49:17.420+02:00Me falni per komentin qe nuk eshte drejtperdrejt i...Me falni per komentin qe nuk eshte drejtperdrejt i lidhur me temen e trajtuar ne artikullin tuaj, por verej me keqardhje qe Ligja, porsi dhe Ekonomia/Financa ne 50 vitet e fundit jane bere qellimisht (nga njerezit e sektorit) articialisht me komplekse per tu bere dhe rrjedhimisht me te pa kuptueshme nga pjesa me e madhe e publikut. Cdo gje shprehet ne menyre jo transparente per ti lene vend interpretimit edhe aty ku nuk ka nevoje. Ne kete menyre ata (njerezit e sektorit) mund te bejne cte duan, te pa shqetesuar nga pjesa tjeter e shoqerise.

Eshte kjo nje nga arsyet e krizes globale ne ekonomi (per reference shikoni dokumentarin fitues te cmimit Oscar, The Inside Job - https://vimeo.com/27292661) dhe padyshim ky eshte dhe nje nga problemet e drejtesise kudo ne bote (http://www.ted.com/talks/philip_howard.html).

Keto jane dy fusha qe jane te lidhura ngushtesisht me njeriun dhe si te tilla duhet te konceptohen e te shpjegohen thjeshte. Ne rast te kundert deshtojne ne qellimin e tyre.

Pertej kesaj, ju pergezoj per artikullin.Gjergji Kalajahttp://www.gjergjikalaja.comnoreply@blogger.comtag:blogger.com,1999:blog-4468521562005280967.post-6296663983330398002012-05-10T11:52:18.587+02:002012-05-10T11:52:18.587+02:00Si fillim, te pergezoj per temen e artikullit te r...Si fillim, te pergezoj per temen e artikullit te rradhes, vecanerisht per faktin qe mesa duket ke marre spunto nga nje debat i zhvilluar ne ambjente zyre.. Se dyti, kisha per te saktesuar disa detaje ne lidhje me artikullin:

1. Ne legjislacionin tone te punes nuk ka ndonje perkufizim/parashikim mbi kontraten e sherbimit dhe mendoj qe kete gje duhet t'a paraqisje qarte qe ne fillim, pa i hyre akoma krahasimeve me legjislacionet e vendeve te tjera;

2.Persa i perket shembullit krahasues qe ke marr ne fillim te artikullit per nje person fizik dhe sherbimi kompjuterik qe ai jep, dua te saktesoj se nuk eshte "administrata e sigurimeve shoqërore jua ri-cilëson këtë kontratë shërbimi si kontratë pune" por jane organet tatimore qe pasi bejne nje raport kontrolli vjetor prane nje kompanie X, ne zbatim te Ligjit nr. 9920, date 19.05.2008” Per Procedimet Tatimore ne RSH”, Neni 119/1 “Mosdeklarimi i punonjesve”:

“1. Nese nga verifikimi dhe kontrolli ne vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar ne organin tatimor çdo te punesuar rishtazi, te pakten nje dite kalendarike perpara fillimit te punes, perveç detyrimit per pagimin e shumes se detyrimeve tatimore dhe kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore, te llogaritura nga data e konstatimit, denohet me gjobe per çdo punonjes te padeklaruar si me poshte"...;

3. Se fundmi, tek Vendimi nr. 419 datë 01.03.2012 e Gjykates se Apelit te Tiranës, mendoj se duhet zgjedhur nje togfjalesh me i pershtatshem per shprehjen "Pasi shoqëria ndërpreu marrëdhënien financiare me shoferin", fakt eshte qe vete Gjykata e Apelit e ka cilesuar ne fund vendimin si marredhenie detyrimi, keshtu qe per te mos shkaktuar konfuzion tek lexuesi (me dije juridike/apo jo), do ishte mire te thuhej "nga momenti qe shoferi nuk u pagua me prej shoqerise X.."

Gjithsesi ne vija te pergjithshme eshte artikull interesant.Vera Mucohttps://www.blogger.com/profile/13189390047252657351noreply@blogger.com