Revista Elektronike e Aktualitetit Juridik ka pёr qёllim t’i ofrojё njё pikёtakim nё internet lexuesve dhe autorёve tё letёrsisё juridike. Synimi i kёsaj reviste, ndёr tё tjera, ёshtё tё publikojё: (1) shkrime thelbёsore qё mungojnё nё publikimet e tjera juridike si p.sh.: komente tё vendimeve tё GJEDNJ-sё, (2) shkrime me tё “shkujdesura” tё cilat edhe pse pёrmbajnё informacione tё çmuara per juristin shqiptar pёrsёri nuk gjejnё vend nё publikimet ekzistuese.
1. Për sa i përket kategorisë së parë, bëhet fjalë për komente dhe përmbledhje të detajuara dhe/ose konçize të vendimeve të GJEDNJ-së. Këtu përfshihen gjithashtu analizat krahasuese mes të drejtës shqiptare dhe sistemeve juridike të huaja.
2. Kategoria e dytë do të përfshijë shkrime që do të tentojnë ta argëtojnë lexuesin përveçse ta informojnë atë. Këto tekste décontractées do të përzihen shpesh me elementë të disiplinave që janë të përafërta me shkencat juridike (sociologji, ekonomi, gjuhësi, histori etj.)
Pra siç kuptohet nga më lart, tekstet "serioz" dhe ata të "dekontraktuar" do t'i lënë vendin njëri-tjetrit duke pasqyruar kështu seriozitetin dhe dekontraktimin që karakterizon jetën nëpër zyrat dhe departamentet ligjore.
Përshkrimi i mësipërm duhet të merret vetëm si një orientim për lexuesit dhe autorët. REAJ do të publikojë gjithashtu tekste që nuk hyjnë domosdoshmërisht në kategoritë e mësipërme por që kanë interes të pakundërshtueshëm për juristet. Sipas praktikës në këto raste, të tilla tekste do emërtohen si ANEKSE.