Showing posts with label E Drejta Tregtare. Show all posts
Showing posts with label E Drejta Tregtare. Show all posts

12 July 2012

Huanë e kishte marrë shoqëria - por noteri që kishte hartuar kontratën ia kishte atribuar administratorit si person fizik!

Nga Erajd Dobjani
(Avokat)

Me shumë siguri që nëse noterët do të ishin më të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që kanë në përditshmërinë e punës së tyre dhe sidomos në rastet kur hartojnë kontrata, si dhe nëse do të mbanin përgjegjësi për veprimet e kryera përgjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, nuk do të ndodhnin konflikte gjyqësore të llojit që do komentojmë më poshtë dhe do mënjanohej mesatarisht gjashtë vite procedurë gjyqësore për klientin fatkeq. Megjithatë, duke parë se prokura që ju lëshua avokatit nga klienti për përfaqësimin e këtij të fundit në Gjykatën e Lartë, ishte hartuar nga i njëjti noter që kishte hartuar edhe kontratën objekt, por edhe shkak, të konfliktit gjyqësor, atëherë ndoshta noterët bëjnë mirë që nuk i marrin seriozisht aktet që hartojnë apo vërtetojnë, sepse eksperienca tregon se pavarësisht çfarë ndodh, klientët mbeten besimplotë!