02 July 2012

Aneks 1: Shkrimi i një artikulli për një Revistë Juridike

Origjinali:
Delgado Richard, How to Write a Law Review Article (Spring 1986). University of San Francisco Law Review, Vol. 20, No. 445, 1986. http://ssrn.com/abstract=1577346
Autori: Richard Delgado
Profesor i së Drejtës, Fakulteti i Juridik UCLA;
J.D., Universiteti i Kalifornisë, Berkley (1974)

Përktheu nga Anglishtja: Rudi Metaj

Hyrje.

                Organizatorët e kësaj konference më kanë kërkuar të referoj mbi mënyrën se si shkruhet një artikull për një revistë juridike. Ashtu si shumë të tjerë, edhe unë e gjej më të lehtë të shkruaj diçka se sa të flas për proceset e mendimit tim gjatë shkrimit. Megjithatë, më poshtë kam tentuar të distiloj disa vërejtje, këshilla, mënyra për të kursyer kohë, energji etj. – të cilat unë përsonalisht do t’i kisha vlerësuar shumë nëse dikush do të m’i kishte dhënë në fillimet e mia. Revistat juridike serioze ia shpërndajnë këto këshilla anëtarëve të tyre të rinj në momentin e prezantimit. Për shumë nga ju, këto vërejtje do të jenë të stërdëgjuara; për këtë kërkoj ndjesë. Gjithashtu, më duhet të saktësoj që në fillim se në këtë artikull kam folur veçse shkurtmisht për analizat politike dhe kritike të ligjit që publikohen në revistat juridike. Këtë temë e kam trajtuar diku tjetër1.



* Ky artikull është një version i lehtësisht i ndryshuar i një fjalimi që mbajta gjatë Konferencës së Profesorëve Minoritarë, e cila u mbajt në Fakultetin Juridik të Universitetit të San Franciscos më 26 tetor 1985.


1. Delgado, The Imperial Scholar: reflections on a Review of Civil Rights Literature, 132, U. Pa. L. Rev. 561 (1984).
Disa nga çështjet që do të trajtoj në këtë diskutim janë:

I. Përse të shkruash një artikull për një revistë juridike– dhe jo diçka tjetër si p.sh. një libër apo një satirë politike?
II. Cilat janë varietetë e njohura të artikujve juridikë? Supozohet se ekzistojnë lloje të tjerë artikujsh  përtej “analizёs sё jurisprudencёs”. Atëherë cilat janë këto lloje të tjera?
III. Temat – ku t’i gjejmë? Si të dallosh një temë të mirë nga të tjerat?
IV. Strategjitë e kërkimit.
V. Shënimet e fund-faqes dhe teoria e autoritetit.
VI. Shkrimi i artikullit në vetvete.
VII. Parashtrimi i artikullit dhe puna me redaktorin.
VIII. Publikimi - po më pas?
I. PSE TË SHKRUAJMË NJË ARTIKULL PËR NJË REVISTË JURIDIKE?

                Përse duhet shkruar? Ka disa arsye: sepse kolegët tuaj po shkruajnë, sepse ju keni diçka për të thënë, sepse ju doni të ndryshoni ligjin, sepse të shkruash është një kënaqësi (të paktën disa herë), ose sepse ju synoni përparim profesional dhe njohje nga kolegët. Personalisht, unë preferoj arsyet thelbësore – shkrimi si shprehje e vetvetes, shkrimi për kënaqësi... Megjithatë, gëzohem kur diçka që unë kam shkruar ka një impakt – kur i gjallëron njerëzit, kur ndihmon një gjykatë të marri vendimin e duhur etj. Motivimi i gjithsecilit është, mendoj unë, një përzierje me arsye të ndryshme, dhe përzierja ndryshon nga personi në person dhe nga artikulli në artikull.

II. LLOJSHMËRIA E ARTIKUJVE TË REVISTAVE JURIDIKE.

                Ashtu siç ka arsye të ndryshme për të shkruar artikuj për një revistë juridike, ekzistojnë gjithashtu lloje të ndryshme artikujsh. Më vijnë në mendje të paktën dhjetë.
Në rradhë të parë [1] kemi “analizёn e jurisprudencёs” – artikulli “tipik” [në letërsinë juridike amerikane]. Ky lloj artikulli analizon vendimet gjyqёsore nё njё fushё ku ato janё tё paqarta, kundёrthёnёsё ose nё zhvillim e sipёr. Doktrina ёshtё shpesh e vjetёruar ose jokoherente dhe ka nevojё tё riformulohet. Shpesh autori e zgjidh kundёrthёnien ose problemin duke iu referuar politikave dhe duke ofruar njё zgjidhje qё i shёrben qёllimeve tё drejtёsisё, efikasitetit juridik e kёshtu me rradhё.

                Më pas, kemi [2] artikullin qё argumenton pёr njё ndryshim tё ligjit. Artikujt e kёtij lloji argumentojnё se njё rregull juridik ёshtё jo vetёm jokoherent, por gjithashtu i papёrshtatshёm, i pabarabartё apo i padrejtё dhe prodhon pasoja perverse.

                Kemi gjithashtu [3] komentin e ligjit - nё tё cilin autori analizon, shpesh herё nen pёr nen, njё projektligj apo ligj tё adoptuar rishtaz, duke ofruar komente, kritika, dhe disa herё sugjerime pёr pёrmirёsime.

                Njё tjetёr lloj artikulli ёshtё [4] artikulli ndёrdisiplinor. Autori i njё artikulli ndёrdisiplinor shpjegon se si dijet qё vijnё nga njё fushё tjetёr si p.sh. psikologjia, ekonomia ose sociologjia, bёjnё tё mundur qё ligji t’i pёrgjigjet mё mirё njё problemi tё vazhdueshёm. Artikulli i Profesor Charles Lawrence qё do tё publikohet sё shpejti mbi teoritё e motivimit tё pavetёdijshёm dhe lidhjen e tyre me legjislacionin e marrёdhёnieve racore2– pёrfshihet nё kёtё kategori.

                Ekziston [gjithashtu] artikulli qё [5] sistematizon njё teori. Autori shqyrton zhvillimet nё njё fushё tё ligjit dhe gjen nё kёto zhvillime rrёnjёn e njё teorie juridike ose pёrgjegjёsie jashtёkontraktore [tort]. Artikulli i famshёm i Warren dhe Brandeis mbi privatёsinё ёshtё njё shembull i mirёnjohur i kёtij lloj shkrimi3.

                Diskutimet mbi profesionet juridike, gjuhёn juridike, argumentat juridikё, ose formimin e juristёve formojnё gjithashtu njё tjetёr kategori [6] shkrimesh pёr revistat juridike4. Juristёt janё si shumica e njerёzve tё tjerё – atyre u pёlqen tё lexojnё pёr vetveten.

                Ekzistojnё [gjithashtu] dialogjet e kultivuara letrare qё vazhdojnё njё [7] debat tё mёparshёm5. Kёto artikuj marrin formёn vijuese: “Nё njё artikull influencues nё Revistёn Juridike W, Profesor X parashtroi Z argument. Kritikёt, ku pёrfshihet Profesor Y, qortuan kёtё kёndvёshtrim duke parashtruar argumentat A, B, dhe C. Ky artikull i ofron D-sё njё pёrqasje tё re ndaj problemit Z. (njё kritikё tё re, njё mёnyrё tё re pёr tё mbrojtur pozicionin e X-it pёrballё kritikave, njё mёnyrё pёr tё pajtuar opinionet e X dhe kritikёt e tij, ose diçka tё kёtij lloji)”.  

                Njё tjetёr kategori ёshtё ajo e [8] shkrimeve mbi historinё juridike. Origjina dhe zhvillimi i njё norme apo instituti juridik mund tё hedhё dritё mbi funksionimin ose mosfunksionimin aktual tё tij. Nё mёnyrё tё ngjashme, studimet juridike krahasuese janё shpesh me vlerё dhe tёrheqёse pёr tё njёjtat arsye: ndodh shpesh qё njё sistem tjetёr ligjor t’i trajtojё problemet nё mёnyre me efektive ose mё njerёzore se sa sistemi ynё [amerikan]. Artikulli i famshёm Frederich Kessler mbi marrёveshjet e   aderimit** [adhesion] ёshtё njё shkrim i mirёnjohur qё nxjerr pёrfundime nga eksperienca e sistemeve tё huaja pёr tё pёrmirёsuar drejtёsinё amerikane6.

                Dy kategoritё e fundit janё [9] komenti i vendimit - i cili shqyrton njё vendim tё dhёnё rishtaz nga gjykatat, sё bashku me vendimet e mёparshёm mbi tё njёjtin problem, argumentat [e reja e tё vjetra], mangёsitё dhe pasojat e mundshme, - si dhe [10] artikujt qё  hulumtojnë mbi njё çёshtje empirike [studim empirik]. Nёse autori mund pёrballojё problement logjistike qё parashtohen nga studimi empirik, ky i fundit ёshtё nё njё farё mёnyre, artikulli mё i dobishёm nga tё gjithё, pёr shkak se, ndryshe nga shumica e shkrimeve juridike ai i lejon autorit tё pёrçojё informacione praktike, dobishmёria e tё cilave i kalon kufijtë e tavolinës së punës së gjithsecilit. Një shembull i këtij lloj shkrimi është artikulli i Bea Moulton mbi zhvillimin e 'gjykatave të mosmarrëveshjeve të vogla' si një mjet i mikroborgjezisё për t’i bërë presion të varfërve7. Ajo që dua të them është që revistat juridike nuk kanë një, por shumë lloje, formatesh dhe qëllimesh - [rrjedhimisht do të ketë] artikuj të ndryshёm për lexues të ndryshëm.

III. TEMAT

                Duke qëndruar mes zhanreve dhe formateve të ndryshme [do të vëreni se] se fatmirësisht ekziston një temë që është e përshtatshme për ju. Çfarë cilësish e bëjnë një temë - “të mirë”? Një temë e mirë është interesante, e realizueshme dhe domethënëse. Shumica e artikujve juridikë kërkojnë nga autori së paku 150 orë punë nga fillimi deri në fund. Eshtë pra thelbësore që tema ta mbajë gjallë interesin tuaj [deri në përfundim të artikullit]. Përndryshe ju do të gjeni arsye, [edhe] në orën 4:15 të pasdites, për të mos iu dedikuar artikullit. Tema duhet të jetë e gjerë aq sa të jetë domethënëse nga ana sociologjike dhe juridike, e megjithatë jo aq e gjerë sa të mbytet në abstraksion apo t’ju përmbysë me vendime. Legjislacioni kundër diskriminimit gjatë rekrutimit që kryejnë fakultetet juridike – mund të jetë një temë pak sa shumë e gjerë. Gjetjet e kërkimeve mbi perceptimin dhe psikologjinë e incentivave si dhe lidhja e tyre me parimet antidiskriminuese në kuadrin e universitetit – çështje kjo që po trajtohet nga një prej pjesëmarrësve në këtë konferencë – ka pothuajse përmasat e duhura.

                Një nga këshillat që një revistë juridike nga më kryesoret u shpërndau anëtarëve të saj në lidhje me gjetjen e temave për të trajtuar, rezultoi e dobishme dhe terapeutike për mua: gjeni një argument të ri, një informacion të ri dhe një pikëpamje të re mbi një rregull juridik - dhe organizojeni të gjithë artikullin rreth tyre. Një informacion nga një disiplinë tjetër... një zbatim i një logjike të thjeshtë por të pa zbatuar më parë ndaj një problemi është gjithçka ju nevoitet. Artikulli mund të paraqesë që në hyrje të tij se cila është kjo gjetje e re dhe pjesa tjetër e artikullit argumenton, ilustron, mbron gjetjen përballë kundërshtimeve të mundshme duke treguar se si do të funksiononte në praktikë.

                Ku gjenden temat? Në përmbledhjet me vendime, ne publikimet juridike dhe ato destinuar publikut të gjerë, në bashkëbisedimet me kolegët, nëpër leksione etj. Një burim shpesh i neglizhuar [në letërsinë juridike amerikane] janë përmbledhjet tematike me vendime [casebooks], veçanërisht nëndarjet ku shtrohen pyetjet dhe komentet që pasojnë vendimet e rëndësishme ose që shërbejnë si tranzicion për pjesët e tjera. Shënimet dhe pyetjet janë vendosur atje, shpesh, sepse ato nuk kanë marrë një përgjigje nga gjykatat, por megjithatë autori i konsideron të rëndësishme aq sa të tërheqë vëmendjen mbi to. Shumë nga pyetjet që ngrihen në këto raste kanë cilësitë e duhura për t’u trajtuar në një artikull për një revistë juridike.


2. C. Lawrence, The Id, the Ego, and the Equal protection: Reckoning with Unconscious Discrimination, (to be published in the Volume 38 of the Standford LawReview).


3. Warren and Brandeis, The right to Privacy, 5 Harv. L. Rev 193 (1890).

4. E.g., Stone, Legal Education on the couch, 85 Harv. L. Rev. 392 (1971). See also any issue of the Journal of Legal Education for articles on legal education, law schools, bar exams, legal language and writing, and related topics.

5. E.g. Dolinko, Comment: Intolerable Conditions as Defense to Prison Escape? 26 UCLA L. Rev. 1126 (1979); Fletcher, Should intolerable Prision Conditions Generate a Justification or an Excuse for Escape, 26 UCLA L. Rev. 1355 (1979).

[**Termi “marrёveshje aderimi” pёrdoret nё kёtё rast pёr t’ju referuar marrёveshjeve tё parapёrgatitura nga njёra palё, ku pala tjetёr nuk ka asnjё fuqi negociuese. ]

6. Kessler, Contract of Adhesion ... Some Thoughts About Freedom of Contract, 43 Columb. L. Rev. 629 (1943).

7. Comment, The Persecution and Intimidation of the Low Income Litigant as Performed by the Small Claims Courts in California, 21 Stan. L. Rev. 1657 (1969).
                Burimi i fundit i temave janë profesionistët e ligjit [practioners], veçanërisht avokatët në studiot e avokatisë të angazhuara në mbrojtjen e interesave publike dhe ata të qendrave të specializuara në përfaqësimin para gjykatave. Shpesh këta avokatë janë largpamës dhe kanë ide përparimtare. Ata e dinë se cilat fusha të ligjit janë gati për t’u reformuar dhe janë vigjilentë ndaj ndryshimeve. Nëse ndodh që interesi juaj dhe axhenda e tyre të përputhen, ata mund t’ju sugjerojnë trajtimin e një teme që do përbëjë themelin e një evolucioni juridik të cilin ata aspirojnë ta mbrojnë pas pesë apo dhjetë vitesh. Mua më duket se mund të thuhet e shkruhet shumë më shumë në një koment përpara se të merret vendimi përfundimtar i gjykatës – veçanërisht nëse komenti ndihmon gjykatësit dhe ndikon analizën e tyre.

                Verifikimi i mos konsumimit të mëparëshëm të temës është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm në gjetjen dhe zgjedhjen përfundimtare të saj. Shumica e revistave juridike do të refuzojnë të publikojnë dorëshkrime që nuk përmbajnë risi – këtu përfshihen tekstet që nuk përmbajnë asnjë sugjerim, pozicion, ide apo analizë që nuk është shfaqur më parë. Çfarë e konsumon një temë? Padiskutim që artikujt e revistave juridike dhe komentet e vendimeve mbi temën e konsumojnë atë. Librat juridikë edhe mund  ta konsumojnë temën tuaj. Për publikimet e tjera përgjigjia është më e lehtë. Një artikull në një revistë sociale apo gazetë të njohur nuk do të thotë se ideja juaj është konsumuar, përveç rastit kur artikulli përkon aq shumë me idenë tuaj sa që ka mbetur shumë pak për t’u thënë nga ju. Në shumicën e rasteve analiza juaj do të përfshijë diskutimin e vendimeve, politikave me orientim juridik etj., për këtë arsye ka shumë mundësi që artikulli juaj t’i kalojë kufijtë a artikullit të një autori që nuk është jurist.

                Megjithatë është tragjike të shpenzosh orë të gjata mbi një artikull dhe më pas të zbulosh se je paraprirë nga një tjetër autor dhe rrjedhimisht artikulli juaj s’mund të publikohet. Kështu pra, është e rëndësishme që verifikimi i konsumimit të temës të kryhet me rigorozitet. Shumica e revistave juridike serioze do të kryejnë gjithashtu kërkimin e tyre; nëse ju prekni një temë të konsumuar ato do t’ju lajmërojnë. Si pjesë e këtij kontrolli, disa nga vendet ku unë kërkoj janë: pasqyrat e periodikëvë juridikë (duke vajtur mbrapa në kohë deri në pesëmbëdhjetë vjet për shumicën e temave dhe) duke shqyrtuar të gjithë titujt e nëntitujt që mund të trajtojnë temën; përmbledhjet e vendimeve të komentuara dhe kapitujt përkatës të librave shkollorë – duke mos harruar që autori mund të ketë vendosur edhe një shënim në fund të faqes lidhur me artikullin për të cilin unë duhet të marr dijeni; dhe se fundmi traktatet së bashku me enciklopeditë. Në fund, unë nuk hezitoj të pyes kolegët që janë të njohur me fushën me të cilën lidhet tema (“Po mendoj të shkruaj një artikull mbi temën X; njeh ndonjë shkrim që ka trajtuar këtë temë?”).

                Konsumimi i temës tuaj në moment të fundit nga një autor i tjetër është një problem specifik i fushave të ligjit që janë shumë aktuale ose që kanë marrë një vëmendje të veçantë. Të tilla tema në këtë moment janë rregullat mbi vjetërsinë në punë dhe diskriminimi pozitiv8 [affirmative action]. Nuk do të ishte çudi nëse më shumë se një koment apo artikull do të ishte duke u shkruajtur në këtë moment rreth aspekteve të ndryshme të këtyre rregullave. Kushdo që shkruan rreth këtyre fushave të ligjit rrezikon që tema e tij të konsumohet nga dikush tjetër më parë, përjashto rastin kur përqasja është aq e re sa që askush nuk mund të ketë menduar për të. Nuk ekziston asnje regjistër qendror i temave, as një vend ku ju mund të telefononi për të pyetur nëse dikush po shkruan mbi temën tuaj. Nganjëherë, ekziston një individ ose institucion të cilin një person që po shkruan për një temë të caktuar do ta konsultonte patjetër. Në këtë rast ju mund ta pyesin personin nëse dikush tjetër po shkruan për temën tuaj. Për shembull, cilido që do të shkruante mbi çështjen Patty Hearst dhe mbrojtjen juridike të “lavazhit të trurit”, ose “bindje detyruese”9, ka shumë shanse që të ketë komunikuar me avokatin e Patty Hearst, av. F. Lee Bailey. Një verifikim me av. Baily mund t’ju tregojë nëse keni konkurrence apo jo.

IV. STRATEGJITЁ E  KЁRKIMIT DHE AUTORITETET.

                Strategjitё e kёrkimit dhe pёrdorimi i autoriteteve mund të diskutohen sё bashku sepse pёrvetёsimi i rregullave dhe pёrdorimi i shёnimeve nё fund-faqe i jep formё pёrqasjes tuaj gjatë fazёs qё jeni duke hulumtuar mbi njё temё dhe jeni duke mbajtur shёnime. Eshtё e panevojshme tё përsëritet se duhet lexuar gjithçka që lidhet me temёn tuaj. Argumentat tuaj dhe shёnimet nё fund-faqe duhet tё tregojnё qё ju keni marrё parasysh çdo ide, libër ose artikull domethёnёs nё lidhje me temёn.




8. Memphis Fireghters Local1784 v. Scotts, 105 S. CT. 2576 (1984).


9. See Delgado, Ascription of Criminal States of Mind Toward a Defense Theory for the Coercively Persuaded (“Brainwashed”) Defendant, 63 Minn. L. Rev 1 (1978); Lunde & Wilson, Brainwashing as a Defense to Criminal Liability: Patty Hearst Reviseted, 13 Crim. L. Bull. 341 (1977).

                Materialet e fundit qё ju mund tё lexoni, mund t’i ndryshojnё tёrёsisht idetё tuaja dhe drejtimin e analizёs. Pёr kёtё arsye, rezistojini tundimit pёr tё nisur shkrimin deri sa tё keni pёrfunduar leximet. Personalisht e vlerёsoj si praktikё tё mirё fillimin e prezantimit nga autoritetet e pёrgjithshme – pёrmbledhjet e vendimeve, manualet apo enciklopeditё – në mënyrë që të përftohet njё vështrim i pёrgjithshёm mbi temën. Shpesh herë autorët e këtyre librave citojnë çështjet dhe artikujt kryesorë, kështu që konsultimi i këtyre burimeve ju jep gjithashtu një listë të pjesshme të materialeve për t’u lexuar. Fillimisht, çdo material që do tё lexoni do t’ju çojë tek një tjetër e kështu me rradhë. Herët a vonë, rrethi do të fillojë të mbyllet dhe ju do të kuptoni atëhere se keni lexuar çdo material dhe jeni gati të filloni shkrimin.

V. SHËNIMET NË FUND-FAQE DHE AUTORITETET.

                Parimisht, për çdo vlerësim të fakteve ose akteve juridike që ju bëni në trupin e artikullit tuaj – nevojitet një shënim në fund-faqe. Përjashtimet kryesore janë fjalitë e titullit, përfundimet e paragrafëve dhe seksioneve si dhe pasazhet që   pёrmbajnё vetёm argumentim. Ekzistojnë shumë lloje shënimesh në fund-faqe. Shënimet e fund-faqes që lidhen me tekstin në vetvete vazhdojnë një argument të përmendur në tekst. Në këto shënime vendoset materiali që nëse do të vendosej në trupin e artikullit mund ta ngatërronte lexuesin dhe të prishte rrjedhën e narrativës.

                Shënimet që lidhen me autoritetet përdoren për të mbështetur një pohim që ju bëni në tekst [nëpërmjet një burimi që e bën pohimin të besueshëm]. Këto lloj shënimesh në fund-faqe mund të fillojnë me cilindo lloj “kodi sinjalues” që përbëhet nga fjalë kyçe a shkurtime si p.sh. “shih”, “p.sh”, “shih gjithashtu” dhe “cf.”. Secili prej këtyre kodeve ka një kuptim teknik që duhet kuptuar dhe përdorur drejtë. Çdo kod i korrespondon forcës dhe llojit të autoritetit ku bazohet pohimi – qoftё ky autoritet i drejtpërdrejtë, i tërthortë, autoritet i deduktuar, autoritet që argumenton të kundërtën e pohimit, autoritet për t’u krahasuar dhe kontrastuar me tekstin e kështu me rradhë. Deri sa t’i zotëroni mirë këto kode, është në interesin tuaj të keni një kopje të Bluebook*** në dorë gjatë hulumtimeve tuaja. Do të kurseni mjaft kohë dhe energji nëse e vlerësoni saktë llojin e autoritetit që në fillim të leximeve tuaja dhe gjatë kohës që merrni shënime. Ekziston gjithmonë mundësia për t’ju rikthyer një burimi për të parë nëse shënimi në fund-faqe duhet të jetë thjeshtë një “shih” apo “cf.”, por përse t’i bëni gjërat dy herë? Për më tepër, po sikur libri mos të jetë aty herën e dytë?

                Shqyrtimi i shënimeve në fund-faqe për të parë nëse autori i përdor ato në mënyrë të saktë, sipas forcës së tyre, dhe nëse ekuilibron shënimet që lidhen me tekstin me ato që lidhen me autoritetet – është, besoj unë, një nga gjërat e para që një redaktor verifikon gjatë shqyrtimit të një dorëshkrimi për publikim. Nëse shënimet janë sporadike dhe pa kodet përkatëse, dy ide mund t’i shkojnë në mendje redaktorit: së pari, autori nuk ka eksperiencë dhe së dyti është mbi revistën juridike (mbase dhe mbi vetë redaktorin) që do të bjerë barra e vendosjes së shënimeve të sakta. A do t’ju pëlqente juve të qëndronit përpara një mali me libra dhe të vendosni 100 apo 200 herë, në vend të dikujt tjetër, nëse pasazhet e artikullit lidhen me shënimet në fund-faqe nëpërmjet kodit “shih”, “cf.” apo “krahaso”?

IV. SHKRIMI I ARTIKULLIT.

                Pёr sa i pёrket shkrimit tё tekstit, unё preferoj, ashtu si shumё tё tjerё, tё shkruaj njё seksion ose nёn-ndarje tё artikullit pёr çdo seancё pune. Pjesёn qё planifikoj tё shkruaj mё pёlqen ta kem tё skicuar pothuajse plotёsisht pёrpara se tё filloj, nё mёnyrё qё tё di nё çfarё drejtimi po shkoj kur ulem pёr tё shkruar. Preferenca ime personale ёshtё tё shkruaj shpejt dhe tё redaktoj ngadalё. Kam vёne re qё shkrimi i shpejtё tё lejon tё kapёrcesh bllokimet dhe tё detyron tё shkruash thjeshtё. Pёr mё tepёr, kur kam njё tekst të shkruar në letër, edhe pse mund tё jetё i vrazhdё – mё jepet mundёsia qё mё vonё ta redaktoj, rafinoj dhe pёrmirёsoj sipas dёshirёs. Tekstet pёr revistat juridike duhet tё synojnё tё jenё tё kursyer dhe tё pastёr, pa ndonjё stil tё vetёdijshёm ose formalizёm artificial. Redaktorёt dёshirojnё qё edhe organizimi i tekstit tё jetё i qartё dhe me njё “fill lidhёs” lehtёsisht tё dallueshёm. Rezistojini tundimit pёr tё hedhur njё ide nё letёr ose pёr tё diskutuar njё çёshtje, thjesht sepse ajo ekziston. Çdo paragraf duhet tё kontribuojё nё zhvillimin e temёs kryesore, pёrndryshe mund tё zgjidhni ta vendosni nё njё shёnim nё fund-faqe. Mos përsërisni të njëjtën gjë më shumë një herë.

IV. PARAQITJA E ARTIKULLIT.

                Kur tё keni mbaruar artikullin dhe shёnimet nё fund-faqe paraqitjani atë – miqve tuaj fillimisht dhe revistave juridike mё pas. Kёrkojini miqve tuaj ta kritikojnё artikullin dhe t’ju kthejnё njё pёrgjigje tё shpejtё. Tentoni tё gjeni njerёz qё e njohin temёn; mos përdorni njerёz qё ju pёrkrahin nё mёnyrё tё pakushtёzuar. Nuk ёshtё e nevojshme qё lexuesit tё jenё nga i njëjti fakultet juridik me ju, madje ekzistojnё arsye tё forta pёr tё pёrdorur lexues tё jashtёm10. Me tё marrё komentet e tyre, pasqyroni nё artikull ato qё ju duken me vend.

                 Kur artikulli tё jetё nё gjendjen mё tё mirё tё mundshme, dergojani disa revistave juridike sё bashku me njё letёr pёrcjellёse pёr redaktorёt – ku shpjegoni se pёr çfarё bёn fjalё artikulli dhe rrjedhimisht ku qёndron risia dhe rёndёsia e tij. Nё ditёt e sotme, thuajse tё gjithё autorёt i dёrgojnё artikujt nё mё shumё se njё revistё juridike. Shumё prej kolegёve tё mi dhe unё vetё, i dёrgojmё artikujt tanё tek tetё apo dhjetё revista njёkohёsisht, duke filluar nga mё kryesoret dhe duke vazhduar me rradhё me tё tjerat. Ekzistojnё disa tentativa pёr tё klasifikuar revistat mё tё mira. Pёrgjithёsisht revistave juridike u duhen disa javё pёr tё pёrfunduar vlerёsimin e artikullit dhe kthimin e njё pёrgjigjeje. Gjatё kёsaj kohe ato mund t'ju komunikojnё informacione mbi procesin si p.sh: “Profesor Marku, anёtar i stafit tonё, e lexoi dhe e vlerёsoi pozitivisht artikullin tuaj... pёrpara se tё pёrfundonim vlerёsimin donim tё dinim nёse artikulli ёshtё ende i disponueshёm [i.e. s’ёshtё publikuar gjetkё]”.

VIII. BASHKEPUNIMI ME REDAKTORIN.

            Herёt a vonё njё nga revistat do tё ofrohet pёr tё publikuar artikullin. Merrni tё dhёnat e redaktorit ; interesohuni mbi ndryshimet qё mendohet tё bёhen nё artikulli dhe nёse ju do tё keni tё drejtё t’i refuzoni ato po jo; interesohuni nёse artikulli do jetё ndёr artikujt kryesorë apo “plotёsues” – dhe si pёrfundim njoftoni revistёn se do tё mendoheni pёr vendimin pёrfundimtar.


***Bluebook ёshё njё libёr  i famshёm pёr juristёt amerikanё i cili shpjegon metodologjinё e tё cituarit tё burimeve.  

10. Anёtarёve tё fakultetit tuaj mund t’i ngeli nё mendje versioni i paraprak i artikullit tuaj – me pasaktёsitё dhe anomalitё e tij – nё vend tё versionit pёrfundimtar tё publikuar. Kjo mund t’ju dёmtojё gjatё ngjitjes sё karrierёs tuaj. Nga ana tjetёr, vlerёsimi nga kolegёt e fakultetit mund tё ndalojё qё nё lindje disa prej kritikave qё mund t’i bёheshin artikullit. Nёse ju merrni parasysh kritikat e tyre, nё parim ata s’do tё kenё mё kritika pas publikimit tё artikullit).

                Gjatё kёsaj kohe reflektoni mbi ofertёn e tyre, konsultohuni me kolegёt dhe verifikoni me revistat e tjera nёse edhe ato janё drejt pёrfundimit tё vlerёsimit dhe marrjes sё njё vendimi.

                Me tё vendosur nё cilёn revistё dhe me cilin redaktor do tё publikohet artikulli, personalisht e gjej me vend tё informoj redaktorin pёr mёnyrёn se si unё preferoj qё artikulli tё redaktohet. Unë preferoj redaktimin “maksimalist” dhe pёr kёtё arsye e informoj redaktorin se mund tё redaktojё pa frikё artikullin dhe pa pasur nevojё tё diskutojmё çdo detaj më parë. Kjo mёnyrё mё lejon tё pёrfitoj punёn mё tё mirё nga redaktori dhe mё kursen gjёegjёza nё shkёmbimet me tё12.


IX. PAS PUBLIKIMIT: HAPI TJETЁR?

                Kur artikulli tё publikohet, siguroni disa kopje dhe dёrgojani prindёrve, atyre qё nё gjimnaz ju kёshilluan tё diplomoheni nё elektroauto apo ekonomi shtёpijake, si dhe individёve me autoritet nё fushёn e artikullit. Sigurohuni gjithashtu qё t’i dёrgoni njё kopje autorёve tё librave shkollorё dhe pёrmbledhjeve tё vendimeve lidhur me temёn qё ju trajtoni. Duke pasur njё kopje nё dispozicion ata do ta kenё mё tё lehtё tё pёrditёsohen me risitё e fushёs, dhe nёse artikulli i pёlqen ata mund ta pёrmendin nё publikimin e ardhshёm, çfarё nuk rrezikon tё dëmtojё reputacionin tuaj. Herё pas here, mund ta pёrdorni artikullin si pikёnisje pёr tё shkruar njё artikull tjetёr si p.sh. njё editorial nё njё gazetё ose shёnim-informues nё njё manual apo newsletter pёr profesionistёt e fushёs.

12. E kam fjalёn pёr redaktorёt qё m’i kthejnё dorёshkrimet sё bashku me disa pytje tё sjellshme anash tekstit. “A e ke menduar X? Po pёr Y” ose “Pyetje: a ёshtё domosdoshmёrisht kёshtu kjo pikё?”. Nganjёherё redaktorёt pohojnё nё mёnyre oblike “Nuk jam i sigurtё pёr...”, “Kjo duket pikё e dobёt” ose “Na duhet mё shumё pёr kёtё pikё”. Mё duket mё e dobishme kur redaktori e thotё qartё çfarё mendon pёr X ose Y, ose pёrse mendon se Z nuk ёshtё rrjedhim logjik apo nuk e bind atё, si dhe sa “mё shumё” duhet mbi njё pikё tё caktuar. Shumica e redaktorёve qё kam njohur do tё ishin tё lumtur tё paraqesnin kёto detaje nёse u kёrkohej.
PЁRFUNDIMI.

                Reflektoni mbi temёn e artikullit tuaj të ardhshëm. Koordinimi i shkrimeve nё mёnyrё qё idetё tuaja tё zenё vend nё njё fushё pak a shumё tё caktuar tё drejtёsisё – ёshtё mё i dobishёm se synimi i objektivave oportuniste. Kёshtu ju mund tё bёheni mё i njohur nё atё fushё, karriera juaj akademike do tё pёrfitojё gjithashtu nga kjo strategji (gjithmonё nёse ju jepni mёsim), dhe dijet sё bashku me ekspertizёn qё ju akumuloni do t’jua bёjnё mё tё lehtё shkrimin e artikujve pasardhёs.

No comments:

Post a Comment