
Të gjitha shpenzimet e vizitës dhe të qëndrimit mbulohen nga KE dhe çdo avokat ose gjyqtar është i lirë të aplikojë (zotërimi i gjuhës angleze është kusht i detyrueshëm). Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet gjithashtu nga KE dhe vetëm kandidatët e seleksionuar do të kontaktohen.
Ndër të tjera, trajnimi do të përfshijë:
Dita e parë.
- Pjesëmarrje në një seancë gjyqësore, analizë/diskutim të çështjes në fjalë,
- Takim me një avokat (jurist) shqiptar pranë GJEDNJ,
- Prezantim të Nenit 6 të KEDNJ,
- Prezantim të Nenit 8 të KEDNJ.
Dita e dytë.
- Prezantim të HELP Programme (shih E.Meli, Njoftim: Help Programme, REAJ, Qer., 2012),
- Takim me Gjykatësin kombëtar (për kujtesë z. Ledi Bianku),
- Prezantim të Nenit 10 të KEDNJ,
- Prezantim i bazës së të dhënave HUDOC (shih www.echr.coe.int/hudoc/),
- Prezantim i Departamentit të Ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ,
- Prezantim të Komitetit për parandalimin e torturës dhe trajtimit apo ndëshkimit çnjerëzor/degradues.
Për më shumë detaje mbi mënyrën dhe afatet e aplikimit mund t’i referoheni dokumentave bashkëlidhur:

Në rast se nuk arrini të shkarkoni skedarët, ju lutem kontaktoni me info@reajuridik.com për të marrë këto dokumenta.
- - -
Një falenderim të veçantë për burimin e këtij informacioni:
Av. Erinda Meli.
HELP Programme - Information Admissibility Point for Albania
erindameli@yahoo.com
- - -
No comments:
Post a Comment