28 October 2012

Njoftim: Udhërrëfyesi i pranueshmërisë së aplikimeve pranë GJEDNJ

Të nderuar kolegë,

Në vijim te komunikimeve te mia të mëparshme, në kuadër të Projektit të Këshillit të Evropës HELP Programme dhe në veçanti Projektit “Përmirësimi i njohurive ligjore të avokatëve për respektimin e kritereve të pranueshmërisë së aplikimeve të paraqitura perpara Gjakates Evropiane të të Drejtave te Njeriut (GJEDNJ)", kam kenaqësine t’ju informoj se Info Point për shtetin shqiptar do të jem unë, Erinda Meli, (Personi Përgjegjës Informues - “Admissibility Information Point”). 

Një nga detyrat e mia do të jetë edhe ajo qe ka të bëjë me rubriken Hotline, në të cilën avokatë, juristë, qytetarë, ankues të mundshëm mund të bëjnë pyetje në lidhje me kriteret e pranimit të një ankimi përpara GJEDNJ (nenet 34 dhe 35 të Konventës), pyetjeve të cilave do t’u përgjigjem në cilësinë e Info Point.

Do t’ju lutesha që të regjistroheshit në websitin http://www.coe.int/help pasi website është pasuruar me shumë informacione të ndryshme rreth Konventes Evropiane, jurisprudencës së saj, manuale në lidhje me nene të ndryshme te Konventës si dhe do te keni mundësinë të ndiqni kurse online (kurse mbi të drejtat e njeriut) në distancë, konferenca të ndryshme etj.

Në kuadër të këtij projekti, Keshilli i Evropës, për herë të parë ka publikuar para disa javësh në gjuhën shqipe - një udhërrëfyes praktik në lidhje me kriteret e pranueshmerisë së një ankimi përpara Gjykates Evropiane (mund ta shkarkoni këtu).

Ky manual paraqet në mënyrë të detajuar jurisprudencen e GJEDNJ përsa i përket kritereve të pranueshmerisë.

Mbetemi në kontakt për çdo pyetje që mund të keni.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Me respekt,

Av. Erinda MELI
Anëtare e Dhomës së Avokatisë Tiranë
Adresa: “Blv. Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake nr.2, Ap. 9/1, Tiranë.
Nr. Telefoni : 042280136.

3 comments:

  1. Mund te me orientoni se cilli edhte kufiri i shterimit te mkrteve per tiu drejtuar gjykates?

    ReplyDelete
  2. A duhen konsumuar domosdoshmerisht te gjitha shkallet?

    ReplyDelete
  3. Pershendetje,

    Ne parim duhen shteruar te gjitha mjetet ligjore qe mund te shmangin/zvogelojne shkeljen e te drejtave te njeriut qe ju deshironi te parashtroni perpara GJEDNJ. Konkretisht kjo do te thote qe shkelja e nje te drejte te parashikuar nga Konventa duhet te jete ngritur perpara gjykates se shkalles se pare, apelit, Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese!

    Ne rast se shkelja ne fjale nuk mund te shmanget duke aktivizuar Gjykaten Kushtetuese atehere (ne menyre perjashtimore) ju lind e drejta te aplikoni drejtperdrejt perpara GJEDNJ. Pra nuk eshte e nevojshme te parashtrohet kerkese perpara Gj. Kushtetuese ne rast se kjo gjykate s'mund te bej asgje per ta shmangur/reparuar/zvogeluar shkeljen e te drejtes se njeriut (p.sh. kur ankesa ka te beje me mos zbatimin e nje vendimi gjyqesor, ose tejzgjatjen e procedurave - ne keto raste Gj. K thjesht konstaton shkeljen dhe nuk ofron asnje zgjidhje efektive per kerkuesin...)

    ReplyDelete