Si çdo vit në këtë periudhë, edhe këtë vit universitetet private kanë filluar një fushatë agresive publiciteti që ka për shënjestër studentë e të punësuar që kërkojnë një formim të mirë për të shtuar në CV-në e tyre.
Fushatës së këtij viti mendoj t’i bashkohem edhe unë pasi kam bindjen se kam diçka me interes për të thënë për këtë temë.
Shënjestra ime kryesore janë kolegët juristë të punësuar, të cilët duke pasur pak kohë të lirë dëshirojnë të zgjerojnë dijet e tyre dhe të shtojnë në CV një rresht më tepër – me qëllimin final për t’i dhënë një shtytje karrierës së tyre (e pse jo edhe pagesës!).
Me këtë qëllim në mendje, po rendis më poshtë tre mundësi formimi të cilat kanë këto tre të përbashkëta:
(i) Mund të ndiqën në distancë. Kjo veçori do t’ju lejojë të mos shkëputeni nga puna juaj aktuale dhe të mos ndaheni nga rrjeti profesional dhe shoqëror që keni krijuar me aq mund. Mjafton të keni një kompjuter dhe mund të filloni studimet shumë shpejt.
(ii) Kushtojnë pak (një nga opsionet është 100% gratis). Le ta pranojmë: kriza, pushimet etj. e kanë zvogëluar ndjeshëm buxhetin që kishit planifikuar për formimin tuaj të mëtejshëm (gjithmonë nëse kishit planifikuar diçka).
(iii) Gëzojnë një reputacion të mirë dhe janë të dobishme. Një karton ku shkruhet “diplome” dhe emri juaj sipër gjendet lehtësisht këto ditë ndërkohë që secili nga opsionet e mëposhtme është një formim serioz dhe i dobishëm që do të vlerësohet si nga ju ashtu dhe nga punëdhënësi juaj.
Fushatës së këtij viti mendoj t’i bashkohem edhe unë pasi kam bindjen se kam diçka me interes për të thënë për këtë temë.
Shënjestra ime kryesore janë kolegët juristë të punësuar, të cilët duke pasur pak kohë të lirë dëshirojnë të zgjerojnë dijet e tyre dhe të shtojnë në CV një rresht më tepër – me qëllimin final për t’i dhënë një shtytje karrierës së tyre (e pse jo edhe pagesës!).
Me këtë qëllim në mendje, po rendis më poshtë tre mundësi formimi të cilat kanë këto tre të përbashkëta:
(i) Mund të ndiqën në distancë. Kjo veçori do t’ju lejojë të mos shkëputeni nga puna juaj aktuale dhe të mos ndaheni nga rrjeti profesional dhe shoqëror që keni krijuar me aq mund. Mjafton të keni një kompjuter dhe mund të filloni studimet shumë shpejt.
(ii) Kushtojnë pak (një nga opsionet është 100% gratis). Le ta pranojmë: kriza, pushimet etj. e kanë zvogëluar ndjeshëm buxhetin që kishit planifikuar për formimin tuaj të mëtejshëm (gjithmonë nëse kishit planifikuar diçka).
(iii) Gëzojnë një reputacion të mirë dhe janë të dobishme. Një karton ku shkruhet “diplome” dhe emri juaj sipër gjendet lehtësisht këto ditë ndërkohë që secili nga opsionet e mëposhtme është një formim serioz dhe i dobishëm që do të vlerësohet si nga ju ashtu dhe nga punëdhënësi juaj.
Konkretisht, institucionet që i plotësojnë të treja këto kushte janë (1) Université Paris I Sorbonne, (2) Cambridge University dhe (3) University of the People.
1. Université Paris I Sorbonne.
Me dy fjalë. Universiteti i Sorbonnës ka ofruar kurse në distancë edhe përpara epokës së internetit (nëpërmjet radios) çfarë e bën atë një nga institucionet më me eksperiencë në mësim-dhënien në distancë.
Oferta e kurseve është mjaft e larmishme por kurset që do të na interesojnë ne janë: Master 1 në të Drejtë Private, të Drejtë Tregtare dhe të Drejtë Publike.
Si? Mësimdhënia bëhet tërësisht online. Kurset, detyrat, leximet dhe cdo informacion tjetër ju dërgohen në format PDF; studentëve u vendoset në dispozicion një forum ku mund të diskutojnë temat e studimit dhe tema të tjera mes tyre ose me profesorin. Provimet jepen në Paris, 2 herë në vit (përgjithësisht Janar dhe Qershor – por ekziston edhe mundësia për t’i dhënë të gjitha në Qershor).
Sa? Më pak se 2’500 Euro. Franca është botërisht e njohur për tarifat e ulta të shkollimit dhe ky rast nuk përbën përjashtim. Tarifa e Universitetit është rreth 1000 Euro. Shto këtu shpenzimet e dy udhëtimëve dhe qëndresës në Paris gjatë provimeve.
Disavantazhe? Përveç tarifave të ulta të shkollimit Franca njihet edhe për burokracinë e tepruar. Mund t’ju duhet të kaloni nga Ambasada Franceze në Tiranë, të plotësoni formularë e të paraqisni kuintalë me dokumenta përpara se të dëgjoni kursin e parë nga profesorët e Sorbonnës (asgjë e pakalueshme gjithsesi). Përveç kësaj, kurset janë në Frëngjisht (çfarë nënkupton njohje shumë të mirë të gjuhës) dhe për të qenë ralist sot në Shqipëri transaksionet e rëndësishme tregtare nuk kryen në Frëngjisht por në Anglisht. Së fundmi, 2’500 euro mund të jetë më pak se Universitetet e tjera por nuk është "falë fare..."
Si përfundim? Megjithë disa dizavantazhe të vogla, opsioni i Sorbonnës është shumë tërheqës për frëngjisht folësit dhe frëngjisht dashësit.
Më shumë info...? || www.e-cavej.org ||
2. Cambridge University.
Me dy fjalë. Certifikata ILEC (International Legal English Certificate) lëshohet nga Universiteti i Cambridge për të gjithë studentët që kalojnë provimin e parashikuar për këtë rast. Bëhet fjalë për një kurs që pasuron fjalorin ligjor të një studenti që i ka déja nocionet bazë të angishtes së përgjthshme.
Si? Për t’u përgatitur për Certifikatën ekziston një libër specifik i hartuar nga Profesorë të Cambridge dhe i publikuar nga Cambridge University Press. Libri shoqërohet gjithashtu nga 2 CD që përmbajnë regjistrimet zanore që do të përdoren gjatë studimit. Lënda përfshin terminologjinë lidhur me kontratat, shoqëritë tregtare, procedurën civile, barrat siguruese etj.
Për të kursyer shpenzime, studimi mund të bëhet në mënyre autodidakte. Megjithatë disa qendra (si Lincoln) në Tiranë organizojnë hera herës kurse në bazë të këtij libri.
Provimi mund të jepët çdo gjashtë muaj nëpër qendrat e British Council në Greqi, Maqedoni, Itali etj...
Sa? 650 Euro. Provimi kushton rreth 300 Euro të cilave i shtohen shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit për një natë në një nga vendet fqinje. Libri kushton rreth 150 Euro. Piratët e webit mund ta gjejnë edhe pa pagesë në internet por si praktikë e paligjshme, unë nuk mund ta këshilloj këtë rrugë.
Disavantazhe? Bëhet fjalë vetëm për një certifikatë, pra jo një diplomë e mirëfilltë. Gjithashtu, për lexuesit që nuk shquhen për vullnet, autodidaciteti mund të jetë një sfidë jo e lehtë. Po dhe çmimi...
Si përfundim? Përveç faktit që thjeshtë të kesh shkruar “Cambridge” në CV është një vlerë e shtuar në vetëvete, ky opsion është i shkëlqyer për ata që kanë pak kohë ekstra por nuk kanë aq kohë sa të studiojnë një vit të tërë shkollor. Terminologjia që mbulohet nga libri do t’u jetë shumë e dobishme atyre që u duhet të shprehen anglisht gjatë punës së përditshme. Me pak kursime çmimi është i përballueshëm por mbani parasysh që mund të studioni edhe thjesht për veten tuaj pa dhënë asnjë provim e pa paguar asnjë qindarkë euroje.
Më shumë info...? || www.legalenglishtest.org || www.translegal.com || www.CambridgeESOL.org || www.cambridge.org/europe/france ||
3. University of the People (“UoPeople”).
Me dy fjale? I krijuar ne vitin 2009 dhe i bazuar në Kaliforni, UoPeople është një universitet 100% online i cili ofron Diploma Bachelor në shkenca kompjuterike dhe administrim biznesi. Ky universitet mbështetet kryesisht në profesorë vullnetarë dhe në materiale shkollore që gjenden online me cmime shume ekonomike (normalisht librat në Sh.B.A kushtojnë shumë).
Si? Gjithçka online! Studentët pajisen me libra elektronikë (pdf) të cilët kushtojnë shumë pak ose aspak. Çdo javë studenti ka (i) një material për të lexuar, (ii) një përgjigje për të dhënë tek forumi i lëndës, (iii) një detyrë (ese) për të hartuar dhe dorëzuar e kështu me rradhë... Provimet janë përsëri online dhe përbëhen nga pyetje ku studenti duhet të zgjedhi si përgjigje një nga alternativat e ofruara (kuizet klasikë të shkollës amerikane).
Sa? Gratis. Gjithmonë nëse ju akordohet bursa. Në të kundërt gjithë Bachelor Degree do të shkojë rreth 1350 dollarë amerikanë (dmth rreth 50 dollarë per secilin nga 27 lëndët e Bachelor Degree).
Disavantazhe? Studimet në Administrim Biznesi mund t’u duhen juristëve që praktikojnë të drejtën tregtare po të tjerëve? Gjithashtu, UoPeople është akreditim e sipër nga autoritetet amerikane (pra nuk është akredituar ende).
Si përfundim? Një investim i shkëlqyer për cilindo që praktikon të drejtën tregtare. Vërtetë studimi nuk është plotësisht ligjor, por lëndët si Anglishtja e Biznesit, Kontabilitet, e Drejtë Biznesi, Marketing, Financë, Mikro/Makroekonomi, Burime njerëzore etj, janë lëndë që do t’jua lehtësojnë shumë praktikën e të drejtës tregtare.
Gjithashtu: a s’është çdo studio ligjore një biznes që ka nevojë të administrohet në mënyrën më të mirë të mundshme?
Për sa i përket akreditimit duhet shpresuar që shkolla do të përfundojë procesin e akreditimit përpara se ju të mbaroni studimet. Tek faqja e fondacionit të Bill dhe Melinda Gates mësohet se ky fondacion ka dhuruar 500’000 dollarë për procesin e akreditimit të UoPeople. Fakti që Bill Gates beson tek ky projekt personalisht më mjafton e me tepron si garanci për seriozitetin e sipërmarrjes. Partnerët e tjerë të UoPeople si Yale University, HP, NYU etj., vetëm sa e konfirmojnë këtë.
Në fund të fundit edhe nqs i mbaroni studimet perpara se Universiteti të jetë akredituar, do ndaheni nga UoPeople me dije ekonomike më të zgjeruara dhe me anglishte të përmirësuar ndjeshëm (të gjithë e kuptojmë anglishten e Joy-it tek Friends por anglishtja ekonomike dhe ligjore është tjetër botë).
Më shumë info...? || www.uopeople.org ||
E gjitha kjo në këmbim të një ore më pak facebook çdo ditë dhe një të dalë më pak në fundjavë!
No comments:
Post a Comment