Të dashur të gjithë,
Gjeni më poshtë një bibliografi dhe disa vërejtje të përgjithshme mbi aktualitetin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ("GjEDNj") gjatë periudhës maj-gusht 2012 (për 4-mujorin e parë të 2012-ës trokisni këtu).
---
1. GjEDNj (Seksioni i Dytë) 10 maj 2012, Ozgurluk Ve Dayanisma Partisi (ODP) vs. Turqi: Shpërndarja e fondeve publike vetëm ndërmjet partive politike që kanë marrë një përqindje të caktuar votash në zgjedhje - nuk është kundër Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut ("KEDNj")
Pavarësisht se në rastin konkret nuk u gjykua se kishte shkelje të KEDNj, vendimi në fjalë është mjaft interesant pasi për herë të parë GjEDNj pranoi se financimi i partive politike me fonde publike nuk është një çështje tërësisht e brendshme e shteteve anëtare të KEDNj – por një sferë e të drejtës mbi të cilën peshojnë detyrimet e parashikuara nga KEDNj (shih komentet në anglisht dhe frengjisht). Në vitet në vazhdim pritet të këtë mjaft vendime lidhur me këto problematika.
2. GjEDNj, Dhoma e Madhe, 23 maj 2012, Scoppola vs. Itali (n° 3): E drejta e votës e personave të dënuar me burg është një temë përvëluese që ka gjeneruar debate shumë të ashpra mes GjEDNJ dhe Mbretërisë së Bashkuar (“MB”). Gjeneza e problematikës gjendet tek vendimi i GjEDNj Hirst vs. MB i 6 tetorit 2005 ku GjEDNj gjykoi se heqja automatike e të drejtës së votës personave që dënohen me burg, nuk është në përputhje me KEDNj. MB është munduar ta ndryshojë/përmbysë këtë jurisprudencë (ndër mënyrat e tjera) duke mos e zbatuar vendimin e 2005 madje edhe duke kërcënuar se do të dalë nga KEDNj. Është në këtë kontekst të tendosur që jepet vendimi Sccopola vs. Itali (MB iu bashkua procedurës).
Pavarësisht disa ndryshimeve në arsyetim (shih komentet anglofone dhe frankofone), GjEDNj konfirmoi se zhveshja e të burgosurve në mënyrë automatike nga e drejta e votës – është në kundërshtim me KEDNj.

3. Në qershor 2012, pesë gjyqtarë të rinj u emëruan në GjEDNJ nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës:
(a) Helena Jäderblom për Suedinë (aktualisht anëtare e Gjykatës së Lartë Administrative të Suedisë);
(b) Paul Mahoney për Mbretërinë e Bashkuar (ish sekretar/regjistrues në GjEDNj gjatë 2001-2005);
(c) Johannes Silvis për Holandën (aktualisht Avokat i Përgjithshëm në Gjykatën e Lartë të Holandës);
(d) Aleš Pejchal për Republikën Çeke (aktualisht avokat i njohur kryesisht për përfaqësimin e kërkuesve përpara GjEDNj; dhe
(e) Krzysztof Wojtyczek për Poloninë (ish këshillEtar i Gjykatës Kushtetuese Polake).
Me këtë rast, është me interes të kujtojmë se gjyqtarët e GjEDNj emërohen nga Asambleja Parlamentare e KE në bazë të një propozimi prej tre emrash që paraqitet nga shteti anëtar. Vlen gjithashtu të theksohet se në rast se Asambleja Parlamentare nuk i gjykon të përshtatshme 3 kandidaturat – ajo ka mundësinë t’i rrëzojë të treja dhe t’i kërkojë shtetit në fjalë të paraqesë 3 kandidatura të tjera (siç edhe ndodhi këtë rradhë me 3 kandidaturat e Kroacisë).
4. GjEDNj, Seksioni i Dytë, 24 gusht 2012, Faber vs. Hungari: Thjeshtë dhe vetëm shpalosja publike e një flamuri polemik, nuk mjafton për të justifikuar kufizimin e lirisë së shprehjes së personit që mban flamurin.
Në 9 maj 2007 z. Faber shfaqi një flamur Árpád (që i përkiste simotrës hungareze të partisë naziste) vetëm 100 metra nga një demostratë që po mbahej kundër racizmit dhe dhunës – ku mesaduket gjendeshin edhe disa çifutë familja e të cilëve ishte masakruar gjatë 1944/45. Policia i kërkoi z. Faber ta ulë flamurin dhe kur ai refuzoi ia uli atë nëpërmjet forcës.
Në një tentativë delikate për të ekuilibruar lirinë manifestimit me atë të shprehjes, GjEDNj arsyetoi se kufizimi i lirisë së shprehjes (së z. Faber) mund të jetë i përligjur kur një shprehje tronditëse apo shqetësuese (shocking or disturbing), për shkak të kohës dhe vendit, passjell një glorifikim të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit ose genocidit.
Në rastin konkret, pavarësht shqetësimit të kuptueshëm që shfaqja e flamurit i solli manifestuesve, z. Faber nuk e pengoi manifestimin kundër racizmit dhe urrejtjes dhe për këtë arsye kufizimi qe iu bë lirisë së tij të shprehjes dhe manifestimit nuk ishte në përputhje me KEDNj.
Shih për më shumë komentet anglofone dhe frankofone.
---
5. Bibliografi dhe vendime të tjera:
Vendimi i GjEDNJ Dhoma e Madhe, 13 korrik 2012, Levizja Raeliane vs. Zvicër (aplikimi 16354/06) mbi përdorimin e hapsirës publike për manifestimin e ideve të pazakonta (koment anglofon dhe frankofon);
Vendimi i GjEDNj, Seksioni i Pestë, 19 korrik 2012, Koch vs. Gjermani (aplikimi 497/09) mbi vdekjen e asistuar (koment anglofon dhe frankofon).
Vendimi i GjEDNj Dhoma e Madhe, 26 qershor 2012, Kuric etj. vs. Sllovenisë (aplikimi 26828/06) mbi çështjen e “të fshirëve” dhe statusin e qytetarëve të Federatës Jugosllave pas shkrirjes së saj (koment anglofon dhe frankofon).
Vendimi i GjEDNj, Seksioni i Katërt, Manushaqe Mato et. al. vs. Shqipëri, 31 korrik 2012 (aplikimet 604/07, 43628/07, 46684/07 dhe 34770/09): mbi mosekzekutimin e vendimeve administrative për kompensiminin e ish pronarëve.
No comments:
Post a Comment