Këshilli i Evropës, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, njoftojnë avokatët shqiptarë se në muajin Nëntor 2013 do të fillojë të zhvillohet kursi në distancë (online) “Mbi Antidiskriminimin”.
Ky kurs në distancë do të kryhet në kuadër të Programit Evropian për Edukimin e Profesionistëve të Ligjit mbi të Drejtat e Njeriut (shkurtimisht Programi HELP, i cili mbështet shtetet anëtare të Këshillit të Evropës që të bëjnë të mundur implementimin efektiv të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në nivel vendas).
Personat e interesuar për të ndjekur këtë kurs në distancë duhet të përmbushin këto kritere:
1) Të kenë mbaruar Fakultetin e Drejtësisë,
2) Të kenë licencë avokati ose të jenë të regjistruar pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë si asistent/avokatë,
3) Të kenë njohuri të Gjuhës Angleze dhe/ose të Gjuhës Franceze,
4) Të kenë njohuri informatike,
5) Pjesëmarrjet në Aktivitetet e të Drejtave të Njeriut dhe aktivizimi si përfaqësues ligjorë të ankuesve përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut do të kenë një prevalencë në përzgjedhjen e kandidatëve.
Të gjithë personat e interesuar mund të nisin një CV dhe një kopje të teserës së avokatit të vitit 2013 /ose teserën e asistent avokatit, në postën elektronike të mëposhtme erindameli@yahoo.com brenda datës 30 Tetor 2013.
Vetem kandidatet e përzgjedhur do të njoftohen me anë të e-mailit.
Kursi “Mbi antidiskriminim” do të fillojë në mesin/fundin e muajit nëntor 2013 dhe do të zgjasë 2 muaj.
Ky kurs do të ketë 4 sesione në të cilat do të trajtohen elemente të diskriminimit, treguesit e rasteve të diskriminimit, diskriminimi në bazë të racës, etnisë, orientimit seksual, gjinisë (duke përfshirë transeksualët, adoptimin nga personat LGBT), diskriminimi i personave të paaftë (duke përfshirë personat me probleme mendore dhe personat me HIV Aids) dhe shumë çështje të tjera.
No comments:
Post a Comment