16 October 2014

Kantierët juridikë te Kosovës sipas Raportit të Progresit datë 08.10.2014

Nga av. Rudi Metaj

1. Hyrje. Raporti i Progresit të Kosovës datë 08.10.2014 (në vazhdim “Raporti”) vuri në dukje një numër të konsiderueshëm kritikash juridike apo ndryshimesh ligjore të cilat priteshin dhe priten te kryhen në legjislacionin Kosovar.

Identifikimi i qartë i këtyre kritikave të sistemit juridik është parakusht për korrigjimin e tyre nga juristët e angazhuar në administratën publike. Megjithatë, edhe për juristët e paangazhuar në administratë publike përbën interes njohja e fushave të së drejtës të cilat janë kritikuar dhe pritet t’i nënshtrohen ndryshimeve.

2. Përjashtime. Përmbledhja e mëposhtme është ngushtësisht teknokrate dhe nuk merr përsipër të komentojë vërejtjet e Raportit lidhur me politikën e përgjithshme gjyqësore dhe sundimin e ligjit.

3. Vërejtjet. Vërejtjet e Raportit lidhur me legjislacionin Kosovar mund të organizohen rreth 4 pikave: (A) zbatimi i rregullt i legjislacionit aktual, (B) ndryshimet e nevojshme në legjislacionit aktual dhe (C) ligjet e reja për t’u miratuar. Përveç këtyre mund të identifikohen edhe një seri vërejtjesh të (D) përgjithshme.

  1. Zbatimi i rregullt i legjislacionit aktual.
    1. Çështjet e prapambetura në gjykata përbëjnë një ndër problemet kryesore të gjyqësorit kosovar (shih fq. 14 të Raportit). Duhet zbatuar udhëzimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për te zgjidhur me prioritet rastet e prapambetura.
    2. Arsyetimi kritik, cilësia e argumentimit ligjor dhe efikasiteti i përgjithshëm i gjykatave duhen rritur. Të vendoset një sistem elektronik për administrimin e rasteve dhe një databazë qendrore e te dhënave kriminale (fq. 14).
    3. Të drejtat trashëgimore të femrave: Regjistrimi i të drejtave të trashëgimtareve në regjistrat kadastral duhet të jetë identik si për meshkujt ashtu dhe për femrat (fq. 18). (Mund të jetë me vend gjithashtu studimit i fenomenit sipas të cilit gjatë ndarjes së pasurisë së trashëgimlënësit përpara gjykatave, femrat heqin dorë “vullnetarisht” nga trashëgimia).
    4. Ligji i Punës dhe Ligji për Grevat duhen zbatuar rregullisht. Ligji i Punës duhet gjithashtu të ndryshohet në pjesën që rregullon kontratën e punës, pushimin e lehonisë (eliminimi i diskriminimit ndaj femrave), pushimin mjekësor dhe mbikëqyrjen e Inspektoratit të Punës (fq. 36).
    5. Ligji mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë: numri i aksidenteve në punë është mjaft i lartë dhe duhet ulur me ndërhyrjen e Inspektoratit të Punës.
    6. Ligjet mbi Qendrën Historike te Prizrenit dhe Fshatin Hoçë e Madhe nuk po zbatohen rregullisht.
    7. Të drejtat e të huajve: Sipas legjislacionit Kosovar shtetasit e huaj mund të blejnë pasuri të paluajtshme në Kosovë. Megjithatë për të ushtruar të drejtat  pronësore ekzistojnë një numër pengesash administrative të cilat duhet të identifikohen dhe eliminohen (fq. 32).


  1. Ndryshime në legjislacionin aktual.
    1. Ndryshimi i Kushtetutës për lejimin e krijimit të Gjykatës/Prokurorisë speciale për krimet e luftës  (fq. 5, 6).
    2. Përbërja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës: Shumica e Këshillit Gjyqësor të Kosovës aktualisht emërohet nga Parlamenti ndërkohë që sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias janë anëtaret/gjyqtarët e tjerë që duhet të emërojnë shumicën e këtij organi (fq. 6).
    3. Vendimet e Këshillit Prokurorial/Gjyqësor të Kosovës: Të parashikohet mundësia dhe modalitetet e ankesës në gjykatat e rregullta ndaj vendimeve te Këshillit Prokurorial te Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (fq. 12) në mënyrë që ankesa në Gjykatën Kushtetuese mos të jetë i vetmi mjet juridik për të kundërshtuar këto vendime.
    4. Ligjet që rregullojnë gjykatat, prokurorinë, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës duhen ndryshuar për të korrigjuar kundërthëniet dhe për t’i përafruar me acquis.
    5. Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik duhet ndryshuar dhe përputhur me Kodin Penal (fq. 15).
    6. Mospërputhjet mes Kodit Penal nga njëra anë dhe Kodit Doganor e të Akcizave nga ana tjetër dhe duhet të rregullohen në mënyrë urgjente (fq. 33).
    7. Përmirësimi dhe përshtatja me standardet ndërkombëtare e kornizës ligjore që rregullon kontabilitetin, raportimi financiar dhe auditimin [pavarësisht se ligji 04/L-014 është miratuar vetëm në vitin 2011!?].
    8. Investitorët e huaj: Dispozitat diskriminuese ndaj investitorëve të huaj që janë miratuar rishtas në Ligjin për Prokurimin Publik duhet të shfuqizohen (fq. 34).
    9. Pavarësia e Agjencisë së Statistikave të Kosovës duhet të përforcohet më shumë seç parashikon Ligji aktual mbi Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës (fq 46).

  1. Ligjet e reja. Përveç zbatimit të rregullt dhe ndryshimeve në legjislacionin aktual, Raporti sugjeron gjithashtu miratimin e ligjeve të reja:
    1. Mbi Kuvendin (së bashku me Rregullore e Brendshme të re) (fq. 8).
    2. Mbi Procedurën Administrative (së bashku me aktet nënligjore) (fq. 10).
    3. Reformën elektorale. Afatet ankesave dhe kundërshtimeve përpara mbajtjes se zgjedhjeve janë shume te shkurtra (fq. 7).
    4. Për fenë (fq. 18) (cf. Incidentet e ndodhura në manastirin e Deçanit).
    5. Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik (fq. 18).
    6. Për personat e verbër dhe pjesërisht të verbër (fq. 18). (faktikisht projektligji i publikuar në faqen e Kuvendit duket se është gati).
    7. Mbi Krahasimin dhe Vërtetimin e Pronës (edhe ky projektligj është gati).
    8. Legjislacioni i nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë mbi librat kadastral (fq. 28).
    9. Mbi Ushqimin, mbi Veterinarinë, mbi Kontrollin Sanitar të Ushqimit dhe Ligji mbi Blegtorinë  (fq. 39) [pavarësisht se një ligjet që rregullojnë aktualisht këto fusha janë miratuar ndërmjet 2008 – 2011?!].
    10. Miratimi i legjislacionit që përputhet me Direktivat e vitit 2009 mbi Energjinë e Rinovueshme. Ligji për Energjinë duhet përafruar me acquis.
    11. Mbi Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit (fq. 46). (ky projektligj gjithashtu është gati). 
    12. Mbi Përgjimin e Komunikimeve Elektronike (fq. 51). (projektligji është gati gjithashtu).
    13. Aktet nënligjore për Ligjin mbi Shërbimin Civil (fq 10).
    14. Paketë prej tri ligjesh: Ligji kundër Diskriminit, Ligji për Avokatin e Popullit dhe ligji për Barazinë Gjinore. (fq 16).
    15. Miratimi i legjislacionit që përmban skemën e kompensimit për individët që iu është njohur e drejta e pronësisë nga Agjencia Kosovare të Pronës  (fq. 19).



  1. Të përgjithshme.
    1. Parlamenti duhet të hartojë dhe miratojë ligje që janë plotësisht në pajtim me acquis. (fq. 8).
    2. Aktgjykimet/aktvendimet nuk publikohen rregullisht pavarësisht detyrimit ligjor të gjykatave për t’i publikuar.
    3. Miratimi i ligjeve të reja duhet të ndiqet nga parashikimi i fondeve buxhetore për zbatimin e tyre. 

1 comment:

  1. Mirë se vini në Ellen Magic Temple
    Aty ku pamundësia është shumë e mundshme. Ellen Temple është i njohur për natyrën e tij unike, ndershmërinë dhe integritetin. Ky tempull është më shumë se 35 vjeç dhe ne mbetemi të njëjtë.
    Whatsapp: (+2349074881619)
    Email: ellenspellcaster@gmail.com

    Shërbimet dhe çmimet tona janë si më poshtë:
    (1) Magji dashurie për të ribashkuar ish të dashurin. (450 €)
    (2) Drejtshkrim për të tërhequr të dashurin. (350 €)
    (3) Ritualet e famës. (695 €)
    (4) Magjitë e bukurisë. (750 €)
    (5) Magjia përfundimtare e shkatërrimit. (1057 €)
    (6) Magjitë për ndihmë financiare. (200 €)
    (7) magji për të ndaluar marinat e natës dhe netët pa gjumë. (365 €)
    (8) Zgjidhje për infertilitet / lindje / ngrohje stomaku / abort (1,250 €)
    (9) Magjia totale e lidhjes/besnikërisë bashkëshortore. (560 €)
    (10) Magjia e sundimit. (1000 €)
    (11) Magji për promovimin e zyrës. (920 €)
    (12) Magjitë për HIV. (shërimi në 72 orë) (8000 €)
    (13) Paketa e pacientëve me kancer (8,940 €)
    (14) Magjia më e fuqishme e mbrojtjes kundër çdo mallkimi, shpirti të keq ose syve të këqij (820 €)
    (15) Shpirti i Komandant Kirikas. (1000 €)
    (16) Parashikimet e Lotarisë me Numrat me Fat Demonic (më të fuqishmit). (425 €)
    (17) Magjitë e besnikërisë. (645 €)
    (18) Rituali i parandalimit, shmangies dhe reflektimit. (1000 €)
    (19) Heqja e bllokimeve. (630 €)
    (20) Jeto jetë të gjatë Rituali më i fuqishëm me Ellen dhe samtomi (i përhershëm). (12,000 €)
    (21) ABONIM RITUAL I PAKUFIZUAR Parashikime, Rituale. (18,000 €)
    (22) Një ritual fuqie dhe madhështie. (2300 €)
    (23) Magjitë e fuqishme të ndarjes. (568 €)
    (24) SPELLE TË FUQYSHME SEKSI/Jeta më e mirë seksuale shkon/Mos u mërzitni dhe në të njëjtën rutinë gjatë gjithë kohës. (455 €)
    (25) Paketa e magjive të mbrojtjes së Odeshi (Pa depërtim plumbash) (5,000 €)

    Shërbimet tona janë shumë autentike, paguani dhe merrni atë që dëshironi. ASGJE E MIR ASGJE LEHTE. Lajme të mira dhe lumturi ju presin të gjithëve. Edhe një herë mirë se vini në Ellen Magic Temple
    Whatsapp: (+2349074881619)
    Email: ellenspellcaster@gmail.com

    ReplyDelete